logo
fund
QENDRA SHQIPTARE PER POPULLSINE DHE ZHVILLIMIN               Mire se erdhet ne faqen tone!
Shko te faqja kryesorespDergoi email qendresspHyr ne EmailspEngALb

                                Galeria                 Stafi                Trajnime                 Te Reja






























 

QENDRA RINORE "AULONA" VLORE
  





Qendra  Aulona  në Vlorë është hapur për herë të parë në nëntor 1998 si dege e shoqatës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin ( ish Shoqata Shqiptare e Planifikimit Familjar) . Ajo ka  ne qendër te vëmendjes se saj  jo vetëm gruan dhe problemet social shëndetësore apo ligjore te saj por edhe ato te te rinjve dhe familjeve.

Sherbimet qe ofrohen ne qender jane:

    • Këshillime psiko sociale
    • Këshillime për Planifikimin Familjar dhe shëndetin riprodhues
    • Kontraceptive te te gjitha llojeve
    • Teste shtatëzënie
    • Vizita gjinekologjike dhe obstetrike
    • Kolposkopi
    • PAP testi (ekzaminim rutine për gratë e moshës riprodhuese qe  parandalon kancerin e uterusit.)
    • Ekografi gjinekologjike dhe obstetrike
    • Teste për AIDS dhe gonorre
    • Trajnime mbi shëndetin riprodhues
    • Seminare informuese me te rinjte dhe grate
    • Aktivitete ndergjegjesuese

    Aktualisht Qendra Aulona është duke zbatuar projektin: Qendra për Shërbime te Integruara ne kuadër te programit për Shpërndarjen e shërbimeve Sociale financuar nga Banka Botërore ne bashkëpunim me pushtetit lokal, projekt 2,5 vjeçar. Ne qendër te këtij projekti janë gratë dhe te rinjtë ne rrezik. Janë ofruar për ketë  kategori shërbime psikosociale dhe shëndetësore, kurse profesionale, informacion dhe do te ofrohet një pakete trajnimesh me tej për gratë, te rinjtë si dhe për personelin qe punon ne sektorin e shërbimit social ne bashki. Qëllimi është te integrohen këto shtresa te popullsisë sa me mire ne jetën sociale.
      
    Personeli përbehet si me poshtë:
    Një koordinatore, dy mjeke gjinekologe obstetre, një punonjëse sociale, një psikologe, një infermiere me kohe te plote dhe një infermiere vullnetare me kohe te pjesshme.

    Per te qene pjese e aktiviteteve dhe sherbimeve te qendres mund te kontaktoni ne adresen e meposhtme
    Lagjia 29 Nëntori
    Rruga “Sadik Zotaj “
    Përballë Bibliotekës së qytetit
    Vlorë
    Telefon: 033 2453

 
      
          © 2007 Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimin. Gjithe te Drejtat te Rezervuara