Qendra “Hestia” është një ndër të parat qendra për parandalimin e trafikimit në rrethin e Elbasanit. Ajo ka filluar aktivitetin e saj në Dhjetor të vitit 2005.
Objektivi kryesor i qendrës është parandalimi i trafikimit të grave dhe vajzave duke i ndërgjegjësuar ato të luftojnë për të drejtat e tyre dhe barazinë gjinore si dhe përmirësimin e shëndetit riprodhues dhe seksual në uljen e rrezikut të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme kryesisht HIV/AIDS dhe në shmangjen e shtatzënive të padëshiruara.
Shërbimet që ofrohen në qendër janë:
Këshillim ballë për ballë për çdo problem shqetësues ,rrezik trafikimi, dhunë në familje,probleme shëndetësore të grave.
Këshillim me anë të telefonit për të gjithë personat në nevojë të cilët duan të mbeten anonime apo që nuk kanë mundësi për t'u paraqitur në qendrën tonë.
Trajnime me tema të ndryshme kryesisht për trafikimin dhe SST-të si dhe dhunën në familje të shtrira këto në gjimnaze të ndryshme, por edhe në shkollat e mesme rurale.
Njëkohësisht me trajnimet bëhet edhe shpërndarja e materialeve informuese për temat e sipërpërmendura.
Kurse profesionale për vajza dhe gra në rrezik trafikimi me të gjitha shpenzimet e hequra nga qendra jonë për të gjitha këto vajza.
Shpërndarje materialesh mjekësore të ofruara nga qendra Hestia për qendra të ndryshme shëndetësore.
Ofrim falasiI metodave të ndryshme kontraceptive për të gjithë personat e interesuar që vijnë në qendër.
-Kontraceptive oralë
-Prezervativ
-test shtatzënie
-depoprovera
-DIU
Trajnime me infermieret e qendrave të ndryshme mjeksore .
Takime informuese me studentët e Universitetit të Elbasanit ”Aleksandër Xhuvani”
Takime me mediat dhe autoritetet lokale për diskutime dhe çështje që shqetësojnë të dyja palët.
Të gjitha këto shërbime ofrohen nga një staf i specializuar dhe i trajnuar në fushat përkatëse.
Për të qënë pjesë e aktiviteteve dhe shërbimeve të qendrës mund të kontaktoni në adresën e mëposhtme
Qëndra “ Hestia” për Gra dhe Vajza
Lagjia,Skënderbej
Rruga, ‘Iliaz Kosova ‘
Elbasan
Tel 054 4278